Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

21 mars 2025  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetenëntë (69) aktakuza kundër shtatëdhjetekatër (74) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë (9) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të  fundit ka ndaluar shtatë (7) persona, si dhe janë ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetë e dy (32) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tetë (8) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet (20)  personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për tetë (8) persona, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat

personat

29-32 20-20 4-4 4-4 3-3 9-11 69-74
Ndalimet 7 8 3 18
Paraburgimet:

kërkesat – personat

1-1 1-8 2-9
Bastisjet
Sekuestrimet

    

1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

/ / / / / / / / / /

 

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i krimeve të rënda, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Grabitje’’.

Departamenti i përgjithshëm, me urdhër te Prokurorit te Shtetit ka ndaluar dy (2) persona për vepër penale ‘’Vjedhje e rëndë’’, ka ndaluar dy (2) persona për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Vjedhje’’ si dhe ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Dhunë në familje’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetedy (32), për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepër penale ‘’Dhuna në familje’’,

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Kanosja’’,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja’’,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Mashtrimi’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale “Vjedhja e shërbimeve’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Privimi i kundërligjshëm i lirisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Lëndim i lehte trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’’.

 

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar. Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të veprave penale “Trafikimi me njerëz” dhe një (1) person për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Fajdeja”, një (1) person për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”, një (1) person për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, si dhe një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” si dhe një (1) person për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

 

 

 

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona të dyshuar. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Falsifikimi parasë”, një (1) person i ndaluar për veprën penale “Vjedhje “ dhe një (1) person për veprën penale “Dhunë në familje”.


Aktakuzat:
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprat penale “Dhunë në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë   kundër një  (1) personi për veprat penale “Përdorimi i armës” dhe “Mbajtja në kontroll, posedim e paautorizuar e armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi me subvencione”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të dehur”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”,

Një (1) aktakuzë   kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë   kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Legalizimi i përmbajtës se rreme”.

 

 

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’ dhe ‘’Ndërtimi pa leje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’.

 

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje “,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”.

 

 

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për tetë (8) persona, për shkak të veprave penale “Detyrimi“ dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse“.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale Detyrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “”Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ““Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.