Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

20 mars 2025  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur gjashtëdhjetenëntë (69) aktakuza kundër tetëdhjetegjashtë (86) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëzetepesë (25) persona dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka marr aktvendim mbi arrestimin e përkohshëm dhe ndalim policor ndaj një (1) personi, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri dhe ka ngritur aktakuzë ndaj një (1) të pandehuri.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona, si dhe janë ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër dyzet (40) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim paraburgimi për një (1) person, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat

personat

1-1 29-40 4-5 15-15 7-7 3-4 2-2 8-12 69-86
Ndalimet 1 3 1 3 1 14 2 25
Paraburgimet:

kërkesat – personat

1-1 2-3 1-1 1-1 5-6
Bastisjet
Sekuestrimet

 

 

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka marr aktvendim mbi arrestimin e përkohshëm dhe ndalim policor ndaj një (1) personi, pasi ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale: ‘’Nxitje ose mundësim i një personi të ushtroj prostitucion ose ndërmjetësim ose ofrim i lokalit për prostitucion’’, nga neni 227/2 të Kodit Penal Turk dhe veprën penale “Anëtarësim në një grup kriminal të organizuar” e parashikuar nga neni 220/2 të Kodit Penal Turk, e inkriminuar edhe sipas Kodit Penal të Republikës se Kosovës –  neni 234 “Mundësimi ose detyrimi me prostitucion’’ dhe neni 235 ‘’Ofrimi i lokaleve për prostitucion“ lidhur me nenin 277 “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, gjegjësisht inkriminimi i dyfishtë.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri, pasi ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale: ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 414 paragrafi 2 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës se Kosovës ( KPRK).

 

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë ndaj një (1) të pandehuri, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale: “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish RSFJ-së.

 

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i përgjithshëm, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, si dhe ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Organizimi i skemave piramidale’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetë e nëntë (29) aktakuza kundër katër dhjetë (40), për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepër penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepër penale ‘’Dhuna në familje’’,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepër penale ‘’Kanosja’’,

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepër penale ‘’Sulmi’’,

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepër penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale “Shmangia nga tatimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Fillimi i procedurës penale për veprat kundër pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’.

 

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person, i dyshuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe, një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Vjedhja” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

 

 

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona të dyshuar. Një (1) personi ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor ” dhe dy (2) persona për veprën penale “Dhunë në familje”.


Aktakuzat:

Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale “Dhunë në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Legalizimi i përmbajtës se rreme”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’ dhe ‘’Ndërtimi pa leje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.

 

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit“,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar trembëdhjetë (13) persona, për shkak të veprave penale “Detyrimi“ dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse“, si dhe një (1) person, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

 

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit  të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”sipas KPRK-së.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit  të veprës penale “Dhuna në familje’’ sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje”, sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ““Rrezikimi i trafikut publik”.