Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

18 mars 2025  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetegjashtë (56) aktakuza kundër gjashtëdhjetetre (63) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të  fundit ka ndaluar shtatë (7) persona, si dhe janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetë (20) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 24 orëve dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat

personat

16-20 7-7 12-12 12-14 4-4 5-6 56-63
Ndalimet 7 3 2 2 14
Paraburgimet:

kërkesat – personat

3-3 3-3
Bastisjet
Sekuestrimet

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

/ / / / / / / / / /

 

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për krime të rënda, me urdhër te Prokurorit te shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Grabitja’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve’’.

Departamenti për të mitur, me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Departamenti i përgjithshëm, me urdhër te Prokurorit te shtetit ka ndaluar katër (4) persona për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, si dhe ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetë (20) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepër penale ‘’Hyrja në sistemet kompjuterike’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Vjedhja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Ngacmimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Dhënia ose përdorimi i certifikatës së rreme të mjekut apo të veterinerit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Sulmi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’.

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave, në tri raste të ndara. Një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale  “Ndërtimi pa leje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale  “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

/ / / / / / / / / /

 

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 24 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Grabitja në tentativë’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’ dhe ‘’Ndërtimi pa leje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.

 

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,

Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”.

 

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Grabitja”.

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit  të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “”Lëndimi i lehtë trupor”.