24 dhjetor 2024 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur shtatëdhjetegjashtë (76) aktakuza, kundër njëqindedhjetë (110) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.
Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur një (1) aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër një (1) të pandehuri.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza, kundër njëzetenëntë (29) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër njëzet e një (21) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar gjashtë (6) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për kryerjen e veprave te ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur njëzetepesë (25) personave kundër tridhjeteshtatë (37) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
1-1 | 29-29 | 12-21 | – | 2-2 | 4-4 | 3-16 | 25-37 | 76-110 |
Ndalimet | – | 6 | – | – | 6 | – | – | – | 12 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | 1-1 | 1-1 | – | – | – | – | – | 2-2 |
Bastisjet | – | – | – | – | — | – | – | – | |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Aktakuzat:
Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur një (1) aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër një (1) të pandehuri, për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ-së.
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda- me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor (me pasoja vdekje)”, një (1) person për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Departamenti i Përgjithshëm- me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, një (1) person për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda- prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Dhunimi”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave, për këto vepra penale:
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga tatimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren- Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër njëzet e një (21) personave, për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja”;
Dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
4. Prokuroria Themelore Pejë
/ / / / / / / / / /
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar gjashtë (6) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar me dyshimin e veprës penale ‘’Dhuna në familje’’, një (1) person është ndaluar për veprat penale ‘’Kanosja’’, ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Mospërfillja e gjykatës’’ dhe katër (4) persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale “Mashtrimi”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për kryerjen e veprave te ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mundësimi ose detyrimi në prostitucion’’,
Një (1) aktakuzë kundër trembëdhjetë (13) personave për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur njëzetepesë (25) personave kundër tridhjeteshtatë (37) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,
Katër (4) aktakuza kundër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Dy (2) aktakuza kundër (2) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Tri (3) aktakuza kundër (3) personave për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,
Dy (2) aktakuza kundër (3) personave për veprën penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’,
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër (4) personave për veprën penale ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Gjashtë (6) aktakuza kundër (11) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.