Share on

Facebook

Prokuroria Themelore në Gjilan brenda javës ka ndaluar 19 persona

Gjilan, 30 dhjetor 2024 – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 23 – 29 dhjetor 2024, ka regjistruar gjithsej njëzet (20) kallëzime penale, ndaj njëzetekatër (24) personave.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:

  • – tridhjetetetë (38) aktakuza, ndaj tridhjetenëntë (39) personave,
  • – njëzetedy (22) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
  • – gjashtë (6) ankesa,
  • – nëntëmbëdhjetë (19) persona të ndaluar,
  • – njëmbëdhjetë (11) kërkesa për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë penale, ndaj nëntëmbëdhjetë (19) personave.

 

Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar njëzetegjashtë (26) persona.