Prokuroria Themelore Gjilan

Share on

Facebook

Përmbledhje e punës javore nga Prokuroria Themelore në Gjilan

Gjilan, 30 Shtator 2024 – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 23 – 29 Shtator 2024, ka regjistruar gjithsej tetëmbëdhjetë (18) kallëzime penale, ndaj njëzetenjë (21) personave.

Gjithashtu gjatë kësaj jave janë proceduar:

  • – gjashtëdhjetenjë (61) aktakuza, ndaj gjashtëdhjetegjashtë (66) personave,
  • – dyzetetri (43) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
  • – nëntë (9) ankesa,
  • – pesëmbëdhjetë (15) kërkesa për shitje të aseteve,
  • – dy (2) persona të ndaluar,
  • – dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.

 

Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar tridhjetë (30) persona.