Gjilan, 23 Shtator 2024 – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 16 – 22 Shtator 2024, ka pranuar gjithsej njëzetenëntë (29) kallëzime penale, ndaj dyzetetre (43) personave.
Gjithashtu gjatë kësaj jave janë proceduar:
- – tridhjetedy (32) aktakuza, ndaj tridhjetepesë (35) personave,
- – dyzetenjë (41) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
- – tetë (8) ankesa,
- – nëntë (9) persona të ndaluar,
- – nëntë (9) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë (9) personave,
- – njëzetedy (22) urgjenca.
Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar dyzetenjë (41) persona, si dhe gjatë kujdestarisë më të theksuara kanë qenë rastet për falsifikim të parave.