Share on

Facebook

13 persona të ndaluar brenda javës nga Prokuroria Themelore në Gjilan

Gjilan, 29 Korrik 2024 – Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda javës ka ndaluar trembëdhjetë (13) persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

– Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Sulmi seksual”,

– Dy (2) persona për veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale të rrëmbimit”,

– Një (1) person për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

– Një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

– Dy (2) persona për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe,

– Gjashtë (6) persona në dy raste të ndara për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Gjatë kujdestarisë, nga Departamenti për Krime të Rënda kanë qenë më të theksuara rastet me të mitur, si kryerës të veprave penale, ndërsa nga Departamenti Përgjithshëm rastet e rrahjeve.