Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

10 janar 2025   Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur tridhjetë e gjashtë (36) aktakuza, kundër dyzetë (40) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëzet e tre (23) persona, si dhe janë paraqitur dhjetë (10) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dhjetë (10) personave.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar shtatë (7) persona, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit, kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit, kundër dy (2) persona, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona, të dyshuar, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

12-12 9-10 10-11 1-1 4-6 35-39
Ndalimet 1 7 1 3 1 4 1 5 23
Paraburgimet:

kërkesat – personat

1-1 1-1 4-4 1-1 2-2 1-1 10-10
Bastisjet
Sekuestrimet

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Blerja, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par. 1 i KPPK.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par. 1 i KPPK.

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Departamenti për Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, për veprat penale “Sulmi” dheMbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, për veprën penale “Kanosja” dhe “Asgjësim apo dëmtimi i pasurisë”, një (1) person, për veprën penale “Sulmi”, si dhe një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për Krime të Rënda, prokurori kujdestar, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për veprën penale “Grabitja”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprat penale si në vijim:

Tre (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale “Grabitja”.

Departamenti për të Mitur, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin të paraburgimit, kundër dy (2) personave (të mitur), për shkak se secili veç e veç, ka kryer veprën penale “Grabitja”.

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së.

 

4.  Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale  “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe një (1) person, i ndaluar për veprën penale “Sulmi”.

 

5.  Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit, se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Mospërfillja e gjykatës’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Shmangia nga tatimi’’.

 

6.   Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Vjedhja në tentativë”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepër penale “Dhuna në familje”,

Katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësim dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

 

7.  Prokuroria Themelore Mitrovicë 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, për veprën penalë “Lëndimi i lehtë trupor“. 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera) :

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor“, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit, kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë“.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja“.

 

8.  Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit për veprën penale nga neni “Vjedhja e rëndë”, një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit për veprën penale nga neni “Kanosja”, si dhe një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit për veprën penale nga neni “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar një (1) kërkesë për paraburgim, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm“,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”.