9 janar 2025 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur tridhjetë e katër (34) aktakuza, kundër dyzetë (40) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit, kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | 10-12 | 10-14 | – | 3-3 | 5-5 | 6-6 | – | 34-40 |
Ndalimet | – | 1 | 5 | 2 | – | 3 | 3 | 1 | 15 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | 1-1 | 1-1 | – | – | – | – | – | 2-2 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
//////////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Grabitja”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, prokurori kujdestar, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”.
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Grabitja”.
Departamenti për të Mitur, ka ndaluar për 24 orë, dy (2) persona (të mitur), për shkak se secili veç e veç, ka kryer veprën penale “Grabitja”.
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, një (1) person, është ndaluar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe një (1) person, për veprën penale “Vjedhja” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit, kundër një (1) personi, për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose e tarifave akcizore”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale ‘’Ndërtimi pa leje’’ dhe ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Sulmi’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Vjedhja në tentativë”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, për veprën penalë “Sulmi“, një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor“, si dhe një (1) person, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë“.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.