Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

7 janar 2025  Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, shtatë (7) persona të dyshuar, në katër raste të ndara. 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

  5-7 4-5 4-4 13-16
Ndalimet 2 7 1 1 11
Paraburgimet:

kërkesat – personat

1-1 1-1
Bastisjet
Sekuestrimet

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës 

//////////////

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” , si dhe një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për  veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Sulmi”.

 

3.       Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, shtatë (7) persona të dyshuar, në katër raste të ndara.

Tre (3) persona, janë ndaluar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, dy (2) persona, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Një (1) person, është ndaluar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe një (1) person, për veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

 

4.    Prokuroria Themelore Pejë 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për veprat penale “Lëndim i lehtë trupore” dhe “Mbajtja në kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”.

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Sulmi’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Mashtrimi’’.

 

6.   Prokuroria Themelore Gjakovë

//////////////

 

7.  Prokuroria Themelore Mitrovicë 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

 

8.  Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person  të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit  të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.