Prishtinë, 3 Shtator 2024 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetë e shtatë (87) aktakuza, kundër njëqindën e një (101) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetë (8) persona, si dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave.
Prokuroria Speciale (PS), gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur dyzet e gjashtë (46) aktakuza, kundër dyzet e nëntë (49) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) person, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
2-3 | 46-49 | 9-10 | – | 11-12 | 4-9 | 7-7 | 8-11 | 87-101 |
Ndalimet | – | 4 | 2 | – | – | 2 | – | – | 8 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | 2-2 | – | – | 2-2 | – | 1-1 | 1-1 | 6-6 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Aktakuzat:
Prokuroria Speciale, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër (3) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 147 paragrafi 1 nën paragraf 3 e 9, lidhur me nenin 23 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Kanosja”, një (1) person për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”
Departamenti për Krime të Rënda me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Vrasje në tentativë”
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzet e gjashtë (46) aktakuza, kundër dyzet e nëntë (49) personave, për veprat penale si në vijim:
Dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Katër (4) aktakuza kundër kate (4) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Katër (4) aktakuza kundër kate (4) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga tatimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Zjarrvënia”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ndryshimi i statusit familjar të fëmijës”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Njëri përson është ndaluar për veprën penale “Kanosja”, ndërsa tjetri për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.
4. Prokuroria Themelore Pejë
///////////
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Sulmi’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave , për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe ‘’ Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ” Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përhapja e sëmundjeve ngjitëse”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ” Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Lëndimi i lehtë trupor”.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Një (1) aktakuzë, kundër gjashtë (6) personave për veprat penale “Kanosja”, “Vetëgjyqësia”, “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve” dhe “Sulmi”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera)
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje“.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, respektivisht prokurori kujdestar për të mitur ka parashtruar një (1) Kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër (1) personi për veprën penale “Sulmi seksual”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.