Prokuroria Themelore Gjakovë

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 1 Shtator 2024   Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dhjetë (10) persona dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) person.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

Ndalimet 10 3 1 2 16
Paraburgimet:

kërkesat – personat

2-3 1-1 3-4
Bastisjet
Sekuestrimet

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

///////////

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar, një (1) person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,   dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

Departamenti për Krime të Rënda pesë (5) persona për veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Grabitja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

///////////

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

///////////

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan 

///////////

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar, një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, ka ndaluar, një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, si dhe ka ndaluar, një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera)

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person  të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Kanosja”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit të shtetit për të mitur, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Sulmi seksual”.

Rastet tjera me rëndësi:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, respektivisht prokurori kujdestar, ka lëshuar Urdhër për Autopsi për ekzaminimin e një trupi të pa jetë, i  cili më datë 01.09.2024, në Ferizaj, është gjetur pa shenja jete.