Prokuroria Themelore Gjakovë

Share on

Facebook

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë muajit gusht 2024, ka ngritur 134 aktakuza, si dhe 14 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit

Gjakovë, 6 shtator 2024Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka përmbyllur një muaj të suksesshëm në luftën kundër krimit, duke ngritur gjithsej 134 aktakuza, kundër 151 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe 14 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 21 personave, gjatë periudhës 1 – 31 gusht 2024, duke demonstruar përkushtimin e vazhdueshëm të institucionit për të ruajtur rendin dhe sigurinë në komunitet.

Gjatë kësaj periudhe nga numri total i këtyre aktakuzave, dhe kërkesave për caktimin e masës së paraburgimit, janë ngritur 19 aktakuza ndaj 20 personave, janë paraqitur 9 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 9 personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e angazhuar për të siguruar drejtësi dhe për të ndjekur penalisht të gjithë ata që shkelin ligjin, duke vazhduar me përkushtim në misionin e saj për të mbrojtur qytetarët dhe të drejtat e tyre.