Gjakovë, 10 dhjetor 2024 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur njëqind e tetëmbëdhjetë (118) aktakuza, kundër njëqind e tridhjetë e shtatë (137) personave, për vepra të ndryshme penale gjatë muajit nëntor 2024, duke përfshirë pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit në punë, transparencës e llogaridhënies.
Gjithashtu, kjo prokurori, është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, e me prioritet të veçantë ato qe kanë të bëjnë me dhunën ne familje.