Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

4 Mars 2025  – Prokurori i Shtetit, ju njofton se, gjatë 24 orëve te fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetë e gjashtë (66) aktakuza kundër shtatëdhjetë e katër (74) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetë (8) persona, të dyshuar për kryerje të veprave penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të  fundit ka ndaluar një (1) person, për vepër penale ‘’Vrasje në tentativë’’, dhe një (1) person për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,  si dhe janë ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër pesëdhjetë e tetë (58) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar, dy (2) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave,për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar, dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat

personat

/ 50-58 8-8 / / 2-2 6-6 / 66-74
Ndalimet / 2 2 2 / 1 1 / 8
Paraburgimet:

kërkesat – personat

/ / / / / / / / /
Bastisjet / / / / / / / / /
Sekuestrimet / / / / / / / / /

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

                                            //////

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

 

Departamenti për Krime të Rënda-  me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person për veprën penale ‘’Vrasje në tentativë.’’

 

Departamenti i Përgjithshëm– me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

 

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëdhjetë  (50) aktakuza kundër pesëdhjetë e tetë (58) personave, për këto vepra penale:

Nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepër penale “Vjedhja’’.

Tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepër penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepër penale ‘’Kanosja’’.

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose të paautorizuar të armëve’’.

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Vetëgjyqësia’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë se huaj’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Sulmi’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Ushtrimi i kundërligjshëm i shërbimeve veterinere’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Keqpërdorim i besimit’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Lajmërimi apo kallëzimi i rremë’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Shkelja e detyrimeve familjare’’.

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person për veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizrem, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbatja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë- Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person për veprën penale “Tregtia e ndaluar” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” sipas KPRK-së.

Rastet tjera me rëndësi për publikun:

Me vendim të Prokurorit të Shetit, është dërguar trupi i pajetë i një personi për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML).

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

                                   //////

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje“.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

 

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

                                 //////