Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

3 Mars 2025  – Prokurori i Shtetit, ju njofton se, gjatë 24 orëve te fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesëmbëdhjetë (15) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të  fundit ka ndaluar dy (2) persona, ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për vepër penale ‘’Vjedhje’’ si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit për vepër penale ‘’Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar, një (1) person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër trembëdhjetë (13) personave, në dy raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në ohëzgjatje prej 48-orësh.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat

personat

/ /  

/

/ / / / / /
Ndalimet / 2 1 / / 1 2 / 6
Paraburgimet:

kërkesat – personat

/ 2-2 2-13 / / / / / 4-15
Bastisjet / / / / / / / / /
Sekuestrimet / / / / / / / / /

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

                                          /////////

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i përgjithshëm- me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person për veprën penale ‘’Mashtrimi’’, dhe ‘’Vjedhja’’.

Ndërsa, një (1) person tjetër është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i përgjithshëmprokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për vepër penale ‘’Vjedhje’’, dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për vepër penale ‘’Dhunë në familje’’.

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 24 orë, një (1) person (i mitur), për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër dhjetë (10) personave, për shkak të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, dhe një (1) kërkesë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

                                  //////

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

//////

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Dhuna në familje“.

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

                                 //////