Prishtinë, 20 Shtator 2024 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë e dy (52) aktakuza kundër gjshtëdhjetë e katër (64) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona dhe janë paraqitur tri (3) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, si dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe në kohëzgjatje prej 24 orëve një (1) person (i mitur) dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave . Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit,ka ndaluar katër (4) persona dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në katër raste të ndara ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka ndaluar një (1) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | 20-22 | 11-11 | 7-11 | 1-1 | 9-9 | 5-6 | 4-4 | 57-64 |
Ndalimet | – | 4 | 3 | 4 | 5 | 2 | – | 1 | 19 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | – | 1-3 | – | 2-3 | – | – | – | 3-6 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
//////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, një (1) person për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
Ndërsa Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Sulmi Seksual”, një (1) person për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Sulmi”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi Seksual”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 24 orë, një (1) person (i mitur), për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Zjarrvënia”.
Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, për veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, një (1) person i ndaluar për veprën penale “Kanosje” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Dhunë në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose anologe”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtim pa leje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi trafikut publik”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në katër raste të ndara ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, një (1) person për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtembedhjetë vjet”, një (1) person për veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Vjedhja e shërbimeve’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Sulmi”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprënn penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Ngacmimi”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshaur në kohëzgjatje prej 48 orësh për veprën penale ‘Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik”.