Prokuroria Themelore Ferizaj

Share on

Facebook

Prokuroria e Ferizajt gjatë muajit shtator ka ngritur 20 aktakuza për Dhunë në Familje

Ferizaj, 01 Tetor 2024  – Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë muajit Shtator 2024, ka pranuar shtatëmbëdhjetë (17) kallëzime penale kundër njëzet e një (21) personave, lidhur me veprat penale që lidhen me dhunë në familje.

Ndërsa, gjatë muajit shtator nga kjo prokurori janë ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet e një (21) personave, për veprat penale që lidhen me dhunë në familje.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të vazhdojë t’i trajtoj me seriozitet të gjitha rastet e dhunës në familje, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar dhe luftuar veprat penale të kësaj natyre.