Ferizaj, 11 Shtator 2024 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, një (1) person të dyshuar me iniciale F.H., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Kontrabadimi me migrantë” nga neni 164 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 të KPRK-së.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëcekur do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore.