Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 7 gusht 2022  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë ushtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në katër raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

4

/

3

/

4

/

/

11

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

1 - 1

/

2 - 2

/

/

/

1 - 1

4 - 4

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personi zyrtar”, një (1) person për veprën penale “Kanosja”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale. Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person i ndaluar për veprën penale “Kanosje” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në katër raste të ndara. Një (1) person i dyshuar është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person i dyshuar është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale  “Kanosja”, një (1) person i dyshuar është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale  “Lëndim i lehtë trupor”, një (1) person i dyshuar është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale  “Vjedhja”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”.


Shkarko raportin 24 orësh