Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 02 Gusht 2022  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë Themelore janë ngritur nëntëdhjetenjë (91) aktakuza kundër njëqind (100) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona, janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe, është bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohëshëm të sendeve.  

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave si dhe, ka ngritur pesëdhjetepesë (55) aktakuza kundër gjashtëdhjetenjë (61) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për kryerje të veprës penale  dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan  me urdhër të prokurorit, ka  ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

55-61

2-2

12-12

18-19

-

1-1

3-6

91-100

Ndalimet

-

11

1

3

1

1

-

-

17

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

-

2-2

-

-

-

-

-

-

2-2

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

1

-

1



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” (në tentativë), një (1) person për veprën penale “Vetëgjyqësia” dhe katër (4) persona, pasi të njëjtit dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale  “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Lëndimi trupor”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale  “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëdhjetepesë (55) aktakuza kundër gjashtëdhjetenjë (61) personave, për këto vepra penale:

Tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ndotja e artikujve ushqimorë që përdoren nga njerëzit apo kafshët”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Marrja e ryshfetit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik me pasojë vdekjen” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Marrja e ryshfetit” dhe “Dëmtimi i varreve apo kufomave”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet nga Prokurori i Shtetit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar  tre (3) persona të dyshuar për  kryerje të veprës penale. Dy (2) persona  janë  ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Tri (3) aktakuza ndaj tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Tre (3) aktakuza ndaj tre (3) personave për veprat penale “Vjedhja e Shërbimeve“,

Një (1) aktakuzë ndaj dy (2) personave për tre (3) vepra penale “Sulmi dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,


Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për një (1) vepër penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,

Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”,

Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Ngacmim”,

Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Kanosje”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Një (1) person është ndaluar për shkak të veprës penale “Trafikimi me njerëz”.

Aktakuzat: 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19 )personave dhe atë për shkak të veprave penale:

Trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për shkak të veprës penale “ Vjedhje e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale " Lëndimi i lehtë trupor”,

 Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale " Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare ",

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve “.

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim, për shkak të veprës penale ”Falsifikimi i dokumenteve”, ku me ç’rast është sekuestruar një (1) veturë.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Shkarko raportin 24 orësh