Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 29 korrik 2022  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur njëqindepesë (105) aktakuza kundër njëqindenjëzetetetë (128) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe pranë gjykatës kompetente janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave si dhe, ka ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër dyzeteshtatë (47) personave për vepra të ndryshme penale

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër  (4) persona  të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe ka ngritur shtatë  (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në tri raste të ndara, ka parashtruar një (1)) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe,  ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

36 - 47

16 - 19

7 - 7

25 - 29

1 - 1

2 - 2

18 - 23

105 - 128

Ndalimet

/

2

       3

4

/

1

/

3

13

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2 - 2

1 - 1

1 - 1

/

/

        /

1 - 1

        5 - 5

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale  “Sulmi seksual”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër dyzeteshtatë (47) personave, për këto vepra penale:

Shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Tregtia e ndaluar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, në dy raste të ndryshme, për shkak të veprave penale “Shantazhi” dhe “Vrasje në tentativë”.

Po ashtu, nga Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti është përfshirë në kryerjen e veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) pesoni për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë,  gjatë 24 orëve ka ndaluar janë ndaluar tre  (3) persona  të dyshuar për vepër penale “Lëndim i lehtë trupor”, si dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza  kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”;

Një (1)  aktakuzë kundër një (1)  personi për  veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë ”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat: 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzetnëntë (29) personave dhe atë për shkak të veprave penale:

Njëzet (20) aktakuza kundër njëzet (20) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penal “Sulmi”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Po ashtu, nga ky departament, është ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe një (1) person tjetër për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja”.

 

 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së apraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhunimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ““Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”.

 


Shkarko raportin 24 orësh