Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 28 qershor 2022  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindenjëzetenëntë (129) aktakuza kundër njëqindetridhjetegjashtë (136) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe është ushtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi të dyshuar.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe, ka ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër pesëdhjetedy (52) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për kryerjen e veprave penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetetetë (38) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe, janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

50 – 52

11 – 11

8 – 8

38 – 42

9 - 9

3 - 3

10 – 11

129 - 136

Ndalimet

1

4

3

1

/

1

/

/

10

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

1 - 1

/

/

/

/

/

/

1 – 1

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, aktualisht i sanksionuar sipas veprës penale “Krime lufte në shkelje të rëndë”, nga neni 3 të përbashkët me konventat e Gjenevës, e sanksionuar me nenin 146 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Zjarrvënia” dhe një (1) person për veprën penale “Vetëgjyqësia”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër pesëdhjetedy  (52) personave, për këto vepra penale:

Trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ndotja e artikujve ushqimorë që përdoren nga njerëzit apo kafshët”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Grabitja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Deklarimet e rreme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Sulmi seksual” dhe “Ngacmimi” dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:     

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rendë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) të mitur të dyshuar për veprën penale “Dhunimi”.

 

Aktakuza:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për kryerjen e këtyre veprave penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale  “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi për veprat penale “Sulmi”, “Dhunë familje” dhe  “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tridhjetetetë (38) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave, për vepra të ndryshme penale.

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Tri (3) aktakuza kundër katër (4)  personave, për shkak veprës penale Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave, për shkak veprës penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ngacmimi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak veprës penale “Ndërtimi pa leje”,

Dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për shkak veprës penale “Vjedhja e pylli”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak veprës penale “Kontrabandimi i mallrave”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje  shërbimeve komunale”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikut”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i  trafikut publik”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.


Shkarko raportin 24 orësh