Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 27 qershor 2022  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit, janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person i dyshuar, si dhe, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar.

 

 

 

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

4

/

3

3

1

/

/

11

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

1 - 1

/

/

/

2 - 2

/

/

3 – 3

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për kryerjen  e këtyre veprave penale. Dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një person i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, një (1) person për shkak të veprës penale “Dhuna në Familje” dhe një (1) person për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vetëgjyqësia”.

 

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar. Një (1) kërkesë e paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje grabitqare”, si dhe, një (1) kërkesë e paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja”.


Shkarko raportin 24 orësh