Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 26 qershor 2022  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, me urdhër të prokurorit, janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona dhe ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në katër raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

 

 

 

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

9

/

1

/

4

/

1

15

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

4 - 5

/

1 - 1

/

/

/

/

5 – 6

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, dy (2) persona, në raste ndaras, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, dy (2) persona, në raste ndaras, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe dy (2) persona për veprën penale “Sulmi”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Mashtrimi”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale  “Dhuna në familje” .

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në katër raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje grabitqare”, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje”, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale , “Lëndim i rëndë trupor”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja në tentativë”.


Shkarko raportin 24 orësh