Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 25 qershor 2022  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetetetë (58) aktakuza kundër shtatëdhjetenjë (71) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dhjetë (10) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, si dhe, ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjeteshtatë (37) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).                         

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për kryerjen e veprave penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

31 – 37

2 – 3

8 – 10

13 – 16

/

/

4 – 5

58 - 71

Ndalimet

/

10

/

1

2

/

/

/

13

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2 - 5

1 - 1

/

/

/

/

/

3 – 6

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprën penale “Vjedhja” dhe pesë (5) persona, në dy raste, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Kanosja”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Grabitja”.

 

 

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kanosja”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjeteshtatë (37) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja”.

 

Aktakuzat:     

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për  veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuza:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për kryerjen  e këtyre veprave penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale "Lëndimi i lehtë trupor",  "Sulm" dhe "Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë",

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për  veprën  penale “Ndërtimi pa leje”,

Një (1)  aktakuzë kundër një (1) personi, për  veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vetëgjyqësia”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Vrasje në tentativë” dhe një (1) person për shkak të veprave penale “Dhuna në familje” “kanosja” “lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Vrasje në tentativë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak veprës penale “Vjedhja”,

Pesë (5) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për shkak veprës penale Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak veprave penale “Kontrabandimi i mallrave”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak veprës penale “Ndërtimi pa leje”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.  


Shkarko raportin 24 orësh