Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 23 qershor 2022  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetetre (83) aktakuza kundër nëntëdhjeteshtatë (97) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetë (8) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale.

 

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi.  Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme  penale, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për kryerjen e veprave të ndryshme penale,

 

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person i dyshuar, si dhe, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar, në dy raste të ndara.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër njëzet e një (21) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

22 - 22

12 - 15

11 - 14

11 - 13

/

12 - 12

15 - 21

   83 - 97

Ndalimet

/

2

2

3

/

1

/

/

8

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

3 - 4

1 - 1

1 - 1

/

2 - 2

/

/

7 - 8

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë në tentativë”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit janë përfshirë në kryerjen e veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për veprat penale si në vijim:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja”;

Tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Pejë, janë ndaluar tre (3) persona persona të dyshuar për këto vepra penale:

Një (1) person i dyshuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) person i dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe

Një (1) person i dyshuar për veprat penale “Sulmi” dhe “Kanosja”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

 

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejëj, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza, kundër pesë (5) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi" dhe "Lëndimi i lehte trupor”;

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”;

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi” .

 


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për veprat penale si në vijim:

Katër (4) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Dy (dy) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) persona për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale“Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Shmangia nga tatimi” dhe “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar, në dy raste të ndara. Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Kanosje”, “Vrasje e rëndë në tentativë”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vozitja në gjendje të paaftë apo të dehur”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzet e një (21) personave për veprat penale si në vijim:

Tre (3) aktakuza kundër pesë (5) persona për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) persona për veprën penale “Sulmi”;

 

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) persona për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) persona për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) persona për veprën penale “Vetëgjyqësia”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) persona për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) persona për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.


Shkarko raportin 24 orësh