Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 18 qershor 2022  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Speciale dhe prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetetre (53) aktakuza kundër pesëdhjetepesë (55) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar gjashtë (6) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme panel.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër nëntë (9) personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person i dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) persona, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

1 – 3

12 – 12

4 – 4

9 – 9

11 – 11

/

10 – 10

6 – 6

53 - 55

Ndalimet

/

1

2

/

2

1

/

/

6

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

/

/

/

1 – 2

/

1 – 1

/

2 – 3

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprat penale ‘’Mashtrimi’’ nga nenin 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe ‘’Mashtrimi në tentativë’’ nga nenin 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 28 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe për veprën penale ‘’Mashtrimi në bashkëkryerje në ndihmë’’ nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1  lidhur me nenin 33 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi seksual”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve,  në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale “Kanosja” “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Prokuroria Themelore Pejë

Aktakuza:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për kryerjen  e këtyre veprave penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për kryerjen e veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i  dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’’

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për kryerjen e veprës penale ''Dhuna në familje''

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për kryerjen e veprave  penale ''Dhunë në familje'' dhe ''Sulm ndaj personit zyrtar''

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për  kryerjen veprën penale ''Lëndim i lehtë trupor''

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për kryerjen e   veprës penale "Vjedhje e shërbimeve" ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për kryerjen e veprës penale  "Kanosja

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për kryerjen e  veprës penale "Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’’.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Sulmi’’ nga neni  184 të KPRK-së.

 

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave ‘’Sulmi’’ nga neni  184 të KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për shkak të veprës penale “ Vjedhja e Shërbimeve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak veprës penale “Dhuna në familje”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak veprës penale “Kontrabandim i mallrave”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Mospërfillja e vendimeve gjyqësore’’

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë’’

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Kalimi ilegal’’

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’’

 Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) persona, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


Shkarko raportin 24 orësh