Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 16 qershor 2022  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetenëntë (39) aktakuza kundër pesëdhjetë (50) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktim të paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person për 48 orë dhe janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi, si dhe ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person për vepër penale “Kanosja”, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) persona, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

14 – 19

9 – 13

3 – 3

3 – 3

/

3 – 4

7 – 8

39 – 50

Ndalimet

/

9

/

2

1

1

/

1

14

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

4 – 4

2 – 2

/

/

1 – 1

1 – 1

/

8 – 8

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, dy (2) persona, pasi i njëjti dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, si dhe dy (2) persona për dy (2) raste, pasi i njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërsa Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” si dhe ndaj dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave për dy (2) raste, pasi i njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tri (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (2) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e

punës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Krimeve të Rënda, pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm është parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për kryerjen  e veprës penale  “Dhuna në familje”.

 

Aktakuza:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur tre  (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Ngasje në gjendje të paaftë apo te dehur” ;

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”.

Një (1)  aktakuzë me propozim për trajtim psikiatrik  me ndalim -për një (1) person, për vepër penale ''Dhunë në familje''


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person për 48 orë, për shkak të veprës penale Kanosje dhe Asgjësimi apo Dëmtimi i pasurisë.

 

Aktakuzat: 

Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”

Një aktakuzë (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur  tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penal ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penal ‘’Kontrabandim me mallra’’

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave ‘’Vjedhje pylli’’.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person për vepër penale “Kanosja”, nga neni 181 të KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) persona, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) persona për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunimi”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.


Shkarko raportin 24 orësh