Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 11 Maj 2022 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetenjë (51) aktakuza kundër gjashtëdhjetë (60) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar njëzetenjë (21) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tetë (8) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prizren, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprave të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë, gjashtë (6) persona dhe është ngritur një (1) aktakuzë, kundër 1 personi. 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, në katër raste të ndara, si dhe, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar. 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori Prokuroritë 

Prokuroria Speciale 

Prishtinë 

Prizren 

Pejë 

Gjilan 

Gjakovë 

Mitrovicë 

Ferizaj 

Total: 

Aktakuzat 

personat 

15-19 

12-14 

1-1 

20-21 

3-5 

51 -60 

Ndalimet 

21 

Paraburgimet: 

kërkesat - personat 

4-4 

1-1 

1-1 

2-2 

8-8 

Bastisjet 

Sekuestrimet 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, dy (2) persona, në raste të ndara, për veprën penale “Kanosja”, tre (3) persona, në dy raste të ndryshme, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”. 

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të dyshimit se njëri ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe tjetri për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge i njëjti ka kryer veprën penale”. 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”. 

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”. 

 

Aktakuzat: 

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për këto vepra penale: 

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, 

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge i njëjti ka kryer veprën penale”, 

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprat penale “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasja e rëndë”, 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasja”, 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”, 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”, 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”, 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”, 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. 


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Përgjithshëm, pranë gjykatës kompetente, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së. 

 

Aktakuzat: 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për veprat penale si në vijim: 

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”; 

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”; 

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”; 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”; 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës”; 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”; 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”; 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi seksual”; 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 

Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar në dy raste të ndara dy (2) persona, një (1) person për shkak të veprës penale “Kanosja“, dhe një (1) person për shkak të veprës penale “Dhuna në familje“. 


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor“, një (1) person për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë“, tre (3) persona, për shkak të veprës penale në bashkëveprim “Kanosja“ dhe “Lëndimi i Lehtë Trupor“, si dhe një (1) person, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar“. 

Aktakuzat: 

Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, në katër raste të ndara. Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”. 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat: 

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”; 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”; 

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”; 

Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”; 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”; 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”; 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”; 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”; 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”; 

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”. 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera): 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje”, dhe një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”. 

Aktakuzat: 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim: 

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, 

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”. 


Shkarko raportin 24 orësh