Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 7 maj 2022  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy (2)  persona, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër 4 personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, në katër raste të ndara në kohëzgjatje prej 48 orësh.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, ka  bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në tri raste të ndara, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

8 – 8

2 – 2

/

3 – 4

/

4 – 5

1 – 1

18 – 20

Ndalimet

/

2

/

2

2

5

1

3

15

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

4 – 4

/

/

/

/

1 – 1

2 – 2

7 – 7

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi” dhe një (1) person për veprën penale “Sulmi seksual”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave nga prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë,  gjatë 24 orëve ka ndaluar janë ndaluar dy  (2) persona për vepra të ndryshme penale. Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa një (1) person i ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, një (1) person për shkak të veprës penale Dhuna ne familje dhe veprës penale ‘’Mospërfillja e gjykatës‘’ si dhe një (1) person për shkak të veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar’’.

 

Aktakuzat:  

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër 4 personave dhe atë për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Vjedhja e pyllit”

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave , për veprën penale “ Sulmi”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, në katër raste të ndara në kohëzgjatje prej 48 orësh. Dy (2) perona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale  “Dhunimi”, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale  “Pengimi i personit zyrtar”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka  bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja  e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Kanosja”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Po ashtu, ky departament, ka ndaluar edhe një (1) person tjetër në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person të mitur për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.  

 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.  

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

 


Shkarko raportin 24 orësh