Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 25 janar 2022  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetedy (72) aktakuza kundër shtatëdhjeteshtatë (77) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo prokurori janë njëzet e katër (24) aktakuza kundër njëzet e tetë (28) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra te ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

19 – 19

24 – 28

/

6 – 6

/

11 – 12

12 – 12

72 – 77

Ndalimet

/

4

2

/

/

3

/

/

9

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

1 - 1 

1 – 1

/

/

2 – 2

/

/

4 – 4

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në kuadër të Departamentit të Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, një (1) person për veprën penale “Kanosje” dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Në kuadër të Departamentit të Përgjithshëm, prokurori kujdestar ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për veprat penale “Mashtrim” dhe “Prezantim i rremë si person zyrtar”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për këto vepra penale:

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, në dy raste të ndryshme. Personi i parë është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. Ndërsa, personi i dytë është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëzet e katër (24) aktakuza kundër njëzet e tetë (28) personave për veprat penale si në vijim:

Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale "Dhuna në familje",

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale ”ngacmim” dhe një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale ”dhunë në familje”, një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale ”Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar, një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vjedhje” si dhe një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar për shkak të të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “dhunë në familje.”


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovice ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra te ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale "Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur";

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale "Vjedhja e shërbimeve";

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale "Mashtrimi";

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale "Rrezikimi i trafikut publik";

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale "Shitblerje e narkotikëve";

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale "Lëndim i lehtë trupor";

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale "Kalimi ilegal i kufirit";

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale "Armëmbajtje pa leje".


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,

 Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Shkarko raportin 24 orësh