Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 23 janar 2022 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (3) personave.

 

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, po ashtu, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Ndalimet

-

2

1

6

-

2

1

-

12

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

-

3-3

2-2

-

-

-

1-1

-

6-6

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

 

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë,  me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Në kuadër të Departamentit të Përgjithshëm, prokurori kujdestar ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Kanosja”; një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”; si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Përgjithshëm, pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar,në dy raste të ndryshme, për shkak të dyshimit të bazuar se të dyshuarit kanë kryer veprat penale “Kanosja ndaj personit zyrtar” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet  nga Prokurori i Shtetit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.Në tri raste të ndara, janë ndaluar tre (3) persona për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe në tri raste të ndara, janë ndaluar tre (3) persona për veprën penale “Kanosja”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale ”Shtrëngimi” dhe një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.


Shkarko raportin 24 orësh