Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 22 janar 2022 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza kundër tetëdhjetekatër (84) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë bërë dhjetë (10) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dhjetë (10) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë (7)aktakuza kundër shtatë (7) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj,ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

1-20

16-16

12-14

-

15-17

-

7-7

9-10

60- 84

Ndalimet

-

4

1

1

2

1

             -

-

9

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

-

6-6

1-1

1-1

2-2

-

-

-

10-10

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër njëzet (20) personave, për veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve’’ nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, “Falsifikimi i parasë’’ nga neni 296 paragrafi 2 i KPRK –së; “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Dhuna në familje”. Po ashtu, në kuadër të këtij Departamenti, prokurori kujdestar ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Kanosja” dhe një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Në kuadër të Departamentit të Krimeve të Rënda, është parashtruar në gjykatë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”

Në kuadër të Departamentit të Përgjithshëm, prokurorët kujdestar kanë parashtruar kërkesa për caktim të masës së paraburgimit dhe atë: dy (2) kërkesa ndaj dy personave për veprën penale “Falsifikim i dokumentit”; dy (2) kërkesa ndaj (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje” si dhe një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Falsifikim i dokumentit”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti për të Mitur, pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar (i mitur), për shkak të dyshimit të bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale “Grabitja”sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për veprat penale si në vijim:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet nga Prokurori i Shtetit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të  dyshuar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themlore në Pejë,  ka bërë një (1) kërkesë për caktimin a masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Vrasje” .


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar për veprën penale "Dhuna në familje" dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale "Lëndimi i rëndë trupor".

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale "Dhuna në familje",

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’, ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Mospërfillja e gjykatës’’.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Detyrimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shantazhi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale”Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe veprës penale “Sulmi”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave  për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.


Shkarko raportin 24 orësh