Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 9 janar 2022 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë katërmbëdhjetë (14) kërkesa për caktim të paraburgimit të pesëmbëdhjetë (15) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona dhe ka paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë tre (3) kërkesa për caktim të paraburgimit të katër (4) personave.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

4

3

7

1

/

/

/

15

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

6 – 6

4 – 4

/

1 – 1

/

3 – 4

/

14 – 15

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria” dhe dy (2) persona, në raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në  familje”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona, në tri raste të ndryshme për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale. Personi i parë i ndaluar, dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, personi i dytë i ndaluar dyshohet se ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”, ndërsa i ndaluari i tretë dyshohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, në tri raste të ndryshme, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Dhënia e ryshfetit”, “Kontrabandimi me migrantë”, dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Po, ashtu edhe nga Departamenti i Përgjithshëm është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person të dyshuar për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit të shtetit:

Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar shtatë  (7)  persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Në tri raste të ndara, janë ndaluar tre (3) persona për veprën penale “Dhuna në familje”

Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Mbajtja në kontroll, posedim e paautorizuar e armëve”

Një (1)  person është ndaluar për veprën penale “Kanosje”

Një (1)  person është ndaluar për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë detyrës zyrtare”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën ‘’Dhuna në familje’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masave tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë tre (3) kërkesa për caktim të paraburgimit të katër (4) personave. Një (1) kërkesë është bërë kundër dy (2) personave për veprën penale nga neni 185, ndërkaq, dy (2) kërkesa janë bërë kundër dy (2) personave për veprën penale nga neni 181.


Shkarko raportin 24 orësh