Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 7 janar 2022 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit të tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, si dhe ka nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, si dhe, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

9 – 11

/

/

/

/

2 – 2

9 – 12

21 – 25 

Ndalimet

/

6

1

/

/

1

/

6

14

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

5 – 5

/

/

/

/

/

1 – 3

6 – 8

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe tre (3) persona, në dy raste, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Përgjithshëm, pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar 1 (një) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale ”Kanosje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale nga neni 248;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale nga neni 172.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar,  ka ndaluar tre (3) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Dhënia e ryshfetit”, “Marrja e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, tre (3) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre personave, për shkak të dyshimit të bazuar mirë të veprave penale ““Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Dhënia e ryshfetit”, “Marrja e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave” ,                                                          

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,                                                          

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.


Shkarko raportin 24 orësh