Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 24 dhjetor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqind e njëzet e pesë (125) aktakuza kundër njëqind e pesëdhjetë e një (151) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tetë (8) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe është bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkoshëm të sendeve.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër pesëdhjetekatër (54) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë gjashtë (6) persona të  dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar,si dhe, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur njëzet e tre (23) aktakuza kundër njëzet e gjashtë (26) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet e tre (23) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

41-54

16-20

-

22-22

3-6

23-26

20-23

125-151

Ndalimet

-

6

2

6

1

-

1

-

16

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

-

2-3

1-4

-

-

1-1

-

-

4-8

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

1

1



Prokuroria Themelore Prishtinë

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhja”, një (1) person për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe dy (2) persona, në raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër pesëdhjetekatër (54) personave, për këto vepra penale:

Shtatë (7) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprat penale “Vrasja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja grabitqare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Fajdeja” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzet (20) personave për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Sulmi”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Grabitja”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet nga Prokurori i Shtetit:
 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, dy (2) persona janë ndaluar për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”, si dhe tre (3) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave, për këto vepra penale:

Gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”.

Aktakuzat:

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” ;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet e tre (23) personave, për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i parasë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vrasja”.

 

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të veturës ’’Volsëagen Golf’’ ngjyrë të bardhë , për shkak të dyshimit të veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”.


Shkarko raportin 24 orësh