Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 23 dhjetor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetegjashtë (66) aktakuza kundër shtatëdhjetetetë (78) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të tetëmbëdhjetë (18) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Mashtrim me subvencione“, nga neni 324, paragrafi 1 të KPRK-se, dhe “Dhënie e ryshfetit“, nga neni 422 të KPRK-së.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, si dhe ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për veprën penale “Fajdeja”, si dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të  dyshuar dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka  ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

 

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dhjetë (10) personave, si dhe, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

29 – 33

10 – 17

3 – 3

4 – 4

/

13 – 13

7 – 8

66 – 78

Ndalimet

1

7

4

1

/

1

1

1

16

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

3 – 5

3 – 3

/

/

/

/

1 – 10

7 – 18

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Mashtrim me subvencione“, nga neni 324, paragrafi 1 të KPRK-se, dhe “Dhënie e ryshfetit“, nga neni 422 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi trupor”, dy (2) persona, në raste ndaras, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprën penale “Ngacmimi” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi seksual”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Fajdeja” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, në tri raste të ndryshme, për veprat penale: “Mashtrimi”, “Kalimi i paautorizuar i kufirit ose vijës kufitare” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dhe “Kanosja” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprat penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është  ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Bashkësi jashtëmartesore nën moshën 16 vjeç”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Aktakuzat:

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mashtrimi” ;

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar ne kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dhjetë (10) personave, për veprat penale  “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar “, “Marrje ryshfeti” “Dhënie ryshfeti”, “Ushtrimi i ndikimit”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,  “Shmangia nga tatimi”, dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatë (7)  aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vrasja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.


Shkarko raportin 24 orësh