Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 13 nëntor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetetetë (68) aktakuza kundër tetëdhjetetre (83) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit të nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokurori i Shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm, të hollave, 20 x 100 euro, 125 x 200 euro, në vlerë të përgjithshme prej njëzeteshtatë mijë (27.000.00) euro, për veprat penale “Mashtrim me subvencione’’ nga neni 324 i KPRK-së, si dhe ‘’Dhënie e ryshfetit’’ nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër dyzetekatër (44) personave, për vepra të ndryshme penale. Është raportuar për një vdekje në rrethana të dyshimta në QKUK, me ç’ rast prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes, me urdhër të njëjtës trupi është dërguar për obdukim, ndërsa rasti është kualifikuar “hetim mbi vdekjen” dhe vazhdon të hetohet.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka  bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, si dhe, kanë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në dy raste të ndryshme, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, si dhe, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

32 – 44

11 – 11

/

1 – 3

6 – 7

8 – 8

10 – 10

68 – 83 

Ndalimet

/

4

/

2

/

2

/

4

12

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2 – 3

1 – 1

1 – 1

/

/

/

2 – 4

6 – 9

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

1

/

/

/

/

/

/

/

1



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Kërkesat për sekuestrim:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm, të hollave, 20 x 100 euro, 125 x 200 euro, në vlerë të përgjithshme prej njëzeteshtatë mijë (27.000.00) euro, për veprat penale “Mashtrim me subvencione’’ nga neni 324 i KPRK-së, si dhe ‘’Dhënie e ryshfetit’’ nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”. Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Grabitja”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër dyzetekatër (44) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tri (3) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprat penale si në vijim:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi’;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ngacmimi” dhe “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Një (1) person  është  për veprën penale “Dhuna në familje”

Një (1) person  është  për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

 

Kërkesat për caktim të paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka  bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale  ”Vrasje në tentativë”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale ‘’Trafikimi me njerëz’’ dhe ‘’Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, dhe një (1) person, është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ”Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje në bashkëkryerje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8)  personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mosdhënia e ndihmës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhunimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, tre (3) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Ndërsa, një (1) person tjetër është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara” dhe “Shtrëngimi”. Ndërsa, një (1) kërkesë tjetër është bërë ndaj tre (3) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.


Shkarko raportin 24 orësh