Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 11 nëntor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetetetë (48) aktakuza kundër pesëdhjetekatër (54) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëzetetre (23) persona, si dhe janë bërë dhjetë (10) kërkesa për caktim të paraburgimit të dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin e mjeteve me të cilat dyshohen të jenë kryer vepra penale. Një celular i markës “Samsung A9”,  një automjet kombi ‘’FIAT G14CJ’’, si dhe masë drusore e llojit ‘’Breu teknik’’, të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej rreth  2.15 m³.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në tri raste të ndryshme, si dhe ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”, ka parashtruar dy (2) kërkesa për sekuestrimin e mjeteve me të cilat dyshohen të jenë kryer vepra penale, si dhe, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara.

 

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, për shkak veprës penale ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak veprës penale ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

21 – 25

7 – 7

3 – 3

8 – 9

/

8 – 9

1 – 1

48 – 54

Ndalimet

/

12

5

/

/

4

1

1

23

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

3 – 3

4 – 6

1 – 1

/

/

1 – 1

1 – 1

10 – 12

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

2

/

/

/

/

2



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, një (1) person për veprat penale “Ngacmimi”, “Ngacmimi seksual” dhe “Mashtrimi”, dy (2) persona për veprën penale “Vjedhja e pyllit” dhe tre (3) persona, në dy raste ndaras, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personi zyrtar”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Deklarimet e rreme”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” si dhe një (1) person për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona të dyshuar për rastet si në vijim:

Dy (2) kërkesa për dy (2) persona për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për tre (3) persona për  veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” si dhe, një (1) kërkesë për një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprat penale si në vijim:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Paraburgimet : Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale  “Dhuna në familje”.

 

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka parashtruar dy (2) kërkesa për sekuestrimin e mjeteve me të cilat dyshohen të jenë kryer vepra penale.

Një celular i markës “Samsung A9”,

Një automjet kombi ‘’FIAT G14CJ’’

Masa drusore e llojit ‘’Breu teknik’’, të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej rreth  2.15 m³.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe veprën tjetër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale  “Sulmi”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’ dhe ‘’Falsifikimi i dokumentit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Tre (3) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”, dhe një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ndaluar një (1) person, për shkak veprës penale  ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak veprës penale ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.


Shkarko raportin 24 orësh