Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 10 nëntor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Speciale dhe prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetenjë (61) aktakuza kundër gjashtëdhjetekatër (64) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë nëntë (9) kërkesa për caktim të paraburgimit të tetëmbëdhjetë (18) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Krime të luftës kundër popullsisë civile’’, e ndëshkuar me nenin 142 të Ligjit Penal të ish RSFJ-së, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i ndëshkueshëm sipas veprës penale ‘Krime Lufte në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për konventat e Gjenevës, nga neni 146 të KPRK-së ( 06/L-074 ).

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë (6) personave dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave të dyshuar, në dy raste të ndara.

 

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak veprës penale ”Mashtrimi”. Po ashtu,  kjo prokurori ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, si dhe, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

1 – 1

18 – 20

8 – 8

/

15 – 15

/

8 – 8

11 – 12

61 – 64

Ndalimet

/

6

2

3

1

1

/

1

14

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

1 – 1

/

/

2 – 6

2 – 3

2 – 2

2 – 6

9  - 18

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Krime të luftës kundër popullsisë civile’’, e ndëshkuar me nenin 142 të Ligjit Penal të ish RSFJ-së, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i ndëshkueshëm sipas veprës penale ‘Krime Lufte në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për konventat e Gjenevës, nga neni 146 të KPRK-së ( 06/L-074 ).


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”. Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, një (1) person për veprën penale “Vrasja në tentativë” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Detyrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndryshme, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) persona për veprën penale “Dhuna në familje”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) persona për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë  apo të dehur”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:

Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave të dyshuar, në dy raste të ndara. Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit është bërë kundër dy (2) personave të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit është bërë kundër një (1) personi të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosje në vazhdimësi”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak veprës penale ”Mashtrimi”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Detyrimi”;

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka bërë një (1) kërkesë ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve",

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”.


Shkarko raportin 24 orësh