Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 09 nëntor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetekatër (54) aktakuza kundër gjashtëdhjeteshtatë (67) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë njëzetegjashtë (26) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, është njoftuar prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, për një trup të pa jetë në liqenin e Badovcit. E njëjta ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprime hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti. Trupi i pa jetë është dërguar në IML, për obduksion.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në katër raste të ndara, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

 

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

14 – 15 

11 – 14

/

10 – 10

3 – 3

14 – 16

2 – 9

54 – 67

Ndalimet

/

2

/

3

5

5

5

6

26

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

3 – 3

/

/

1 – 2

1 – 1

/

/

5 – 6

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” (në tentativë) dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria”.


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për veprat penale si në vijim:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 

Prokuroria Themelore e Pejës gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person i mitur, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Në njërin rast një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, ndërsa, në rastin tjetër katër (4) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Ngacmimi’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në katër raste të ndara. Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, një (1)  person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, dhe “Kanosje”,  një (1)  person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Kanosja”, “Sulmi” dhe “Vetëgjyqësia”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, “Lëndim i lehtë trupor”, “Kanosja”, “Sulmi” dhe “Vetëgjyqësia”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar pesë (5) persona, për vepra të ndryshme penale. Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Falsifikim i dokumentit”, dy (2) persona të ndaluar për veprën penale “Ndërtim pa leje“, si dhe dy (2) persona të ndaluar për veprën penale “Mashtrim”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Uzurpim”

Dy  (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kalim ilegal”

Katër  (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”

Dy  (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedim i substancave narkotike”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, pesë (5) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër tetë (8) personave për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.


Shkarko raportin 24 orësh