Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 29 tetor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetetre (73) aktakuza kundër nëntëdhjetetre (93) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit, ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin e katër (4) telefonave dhe një (1) laptop. Një (1) kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të tre (3) telefonave, për shkak të dyshimit  se janë përdorur për t’u kryer vepra penale “Trafikimi me njerëz”. Një (1) kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të një (1) telefoni dhe një (1) laptopi, për shkak të dyshimit se janë përdorur për t’u kryer vepra penale “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetedy (32) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka  bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe, dy (2) kërkesa për sekuestrimin e katër (4) telefonave dhe një (1) laptop.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh. Po ashtu, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

27 – 32

12 – 13

/

19 – 30

4 – 5

7 – 7  

4 – 6

73 – 93

Ndalimet

/

5

/

2

2

2

1

1

13

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

1 – 2

/

2 – 3

2 – 2

/

/

1 – 1

6 – 8

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

2

/

/

/

/

2



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Sulmi ndaj personi zyrtar” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetedy (32) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1)  aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose shenjave”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Një (1) person  është  për veprën penale “Ngacmimi”

Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale  “Blerja , posedimi, shpërndarja dhe shitja e substancave narkotike”.

Kërkesat për caktim të paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Trafikimi me njerëz”

Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprën penale “Grabitje”

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin e katër (4) telefonave dhe një (1) laptop.

Një (1) kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të tre (3) telefonave, për shkak të dyshimit  se janë përdorur për t’u kryer vepra penale “Trafikimi me njerëz”.

Një (1) kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të një (1) telefoni dhe një (1) laptopi, për shkak të dyshimit se janë përdorur për t’u kryer vepra penale “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Në njërin rast një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Kontrabandimi me migrantë’’, ndërsa, në rastin tjetër një (1) person është ndaluar për veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Tri (3) aktakuza kundër  njëmbëdhjetë (11) personave për veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe ‘’Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Ngacmimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale ‘’Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’ dhe ‘’Dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votimin’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “Dhunë në familje”, dhe një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “Dhunë në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale: “Vjedhje”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale:  “Lëndim i lehtë trupor”.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale: “Vjedhje”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale: “Vjedhje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.


Shkarko raportin 24 orësh