Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 27 tetor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetedy (82) aktakuza kundër njëqindetre (103) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, gjashtëmbëdhjetë (16) perona, si dhe janë bërë dhjetë (10) kërkesa për caktim të paraburgimit të pesëmbëdhjetë (15) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, si dhe ka ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër pesëdhjetenjë (51) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve është ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave të dyshuar, si dhe, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër  (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

41 – 51

14 - 20

/

5 – 5

2 – 3

4 – 4

16 – 20

82 – 103

Ndalimet

1

6

/

2

2

4

1

/

16

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

4 – 5

/

2 – 3

2 – 2

1 – 3

/

1 – 2

10 – 15

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale  “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277, “Kontrabandimi me mallra” nga neni 311, “Shmangia nga tatimi” nga neni 313, “ Tregti e ndaluar“ nga neni 299 dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” nga neni 312, të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, tre (3) persona, në raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Kanosja”, një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, dy persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një (1) person për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër pesëdhjetenjë (51) personave, për këto vepra penale:

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi seksual”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër njëzet (20) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Prodhimi, shitja dhe vënia në qarkullim e materieve të dëmshme për mjekimin e shtazëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve është ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit, në njërin rast ndaj një (!) personi për veprën penale “Trafikim me njerëz”, ndërsa në kërkesën tjetër, ndaj dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Në njërin rast një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, ndërsa, në rastin tjetër një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Sulmi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Tre (3) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, si dhe, një (1)  person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave  psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar te armëve”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Kalimi ilegal”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër  (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulm”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje shërbimeve”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Kërkesat për caktimin e paraburgimit( apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave nën dyshimin se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.


Shkarko raportin 24 orësh