Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 26  tetor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetekatër (64) aktakuza kundër shtatëdhjetë (70) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, njëzetedy (22) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit të pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, për shkak të dyshimit se janë përfituar përmes kryerjes së veprave penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve të ndryshme, për shkak të dyshimit se janë përfituar përmes kryerjes së veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit , me urdhër të prokurorit kujdestarë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, si dhe, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

14 – 14

16 – 18

/

23 – 23

2 – 2

5 – 6

4 – 7

64 – 70  

Ndalimet

/

8

/

8

2

2

/

2

22

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

3 – 3

2 – 2

/

/

/

/

/

5 – 5

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

2

/

/

/

/

/

/

/

2



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, për shkak të dyshimit se janë përfituar përmes kryerjes së veprave penale. Nga kërkesa e parë një (1) personi i është sekuestruar një patentë shofer, për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 277 i KPRK-së), “Kontrabandim me migrant’’ nga neni 164 i KPRK-së, dhe ‘’Falsifikimi i dokumenteve, rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’ nga neni 390 dhe 391 i KPRK-së.

Ndërkaq, nga kërkesa e dytë kundër gjashtë (6) personave, janë sekuestruar sende të ndryshme për shkak të dyshimit se janë përfituar përmes veprave penale ‘’Shpëlarja e parave’’, nga neni 302 lidhur me nenin 31 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe lidhur me nenin 56 paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Sendet e sekuestruara si në vijim:

Vetura Golf VI, çelësi dhe libreza e veturës;

Celular Samsung

Pistolete Zoraki M906T dhe katër fishek kal. 7.65 mm

Para kesh 1180 euro

Para kesh 300 Dinar të Serbisë

Para kesh 330 Denar të Maqedonisë

Para kesh 20 Lira Turke

Para kesh një Yaun të Kinës

Para kesh 10 valutë Irlandeze

Vetura Golf VI, çelësi dhe libreza e veturës

Vetura Golf V me targa 01-407-NQ çelësi dhe libreza e veturës

Telefon Iphone S

Telefon Samsung Galaxy

Vetura pasat, çelësi i veturës dhe libreza

Celular Samsung

Armë gjuetie e tipit “Mosberg Patriot” kalibër 30.06 me numër serik

Laser i armës

Dylbi e vendosur në armë

Karikator i zbrazët

Thikë me fatrollë me mbishkrim “Byker”

20 fishek kalibër 30.06

Para të gatshme 4 X 200 euro

Para të gatshme 3 X 100 Euro

Para të gatshme 7 X 50 Euro

Leja e armës e skaduar

Vetura Golf V, çelësi i veturës dhe libreza

Celular Samsung A21 S

Para me ngjyrë 2000 X 50 euro,

Para me ngjyrë 1200 X 20 euro,

Para me ngjyrë 50 X 20 euro,

Para me ngjyrë 12 X 20 euro

Çanta në të cilën kanë qenë të vendosura paratë me ngjyrë.

Vlera totale e parave me ngjyrë të sekuestruara është njëqindenjëzetepesë mijë (125,240) euro.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë- Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar: një (1) person për veprën penale “Vrasje në tentativë”, një (1) person për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe veprën penale “Kanosje”.

Në kuadër të Departamentit të Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit janë ndaluar dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vjedhje” dy (2) persona për veprën penale “Kanosje”, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi i dyshuar për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunë në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulm” .

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhunë në familje”.


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, në dy raste të ndara, nën dyshimit se të pandehurit kanë kryer veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Organizmi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi seksual”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për  veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”

Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”

Katër (4) persona për veprën penale “Trafikimi me njerëz”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Në njërin rast një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’, ndërsa, në rastin tjetër një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për këto vepra penale:

Trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, si dhe, një (1)  person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ngacmimi”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Grabitja”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Shkarko raportin 24 orësh