Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 14 tetor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër pesëdhjetenëntë (59) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të trembëdhjetë (13) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve të cilat janë përdorur për të kryer veprat penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së RKS-së“, nga neni 138 paragrafi 1, lidhur me veprën penale “Kryerja e veprave terroriste“, nga neni 129, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së. 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për lëshimin e urdhër arrestit kundër një (1) personi. Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy  (2) persona të dyshuar për vepra penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në dy raste të ndryshme dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

29 – 31

9 – 10

4 – 4

1 – 1

/

/

7 – 13

50 – 59

Ndalimet

6

3

/

2

2

2

/

3

18

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

1 – 5

4 – 4 

/

/

2 – 4

/

/

/

7 – 13

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

1

/

/

/

/

/

/

/

1



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë (6) persona. Pesë (5) persona janë ndaluar për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, nga neni 277 i KPRK-së, “Kontrabandimi me mallra“, nga neni 311 i KPRK-së, “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore“, nga neni 312, i KPRK-së, “Shmangia nga tatimi“, nga neni 313, si dhe “Tregti e ndaluar“, nga neni 299 të KPRK-së.  Ndërkaq një (1) person është ndaluar për veprat penale “Krim i organizuar’’, ‘’Vjedhje e rëndë’’, ‘’Kidnapim’’ dhe ‘’Armëmbajtje pa leje’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 i KPRK-së, lidhur me veprat penale “Kontrabandimi me mallra“ nga neni 311 i KPRK-së, “Shmangia nga tatimi“ nga neni 313, si dhe “Tregti e ndaluar“, nga neni 299 të KPRK-së.

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për lëshimin e urdhër arrestit kundër një (1) personi për veprat penale “Shmangie nga tatimi“ nga neni 249, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, “Shpëlarja e parasë“ nga neni 32, i Ligjit nr.03/L-196, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve të cilat janë përdorur për të kryer veprat penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së RKS-së“, nga neni 138 paragrafi 1, lidhur me veprën penale “Kryerja e veprave terroriste“, nga neni 129, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, një (1) person me urdhër arrest, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Sulmi seksual”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”. Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat  penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përgatitja e veprës penale”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave, për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Tri (3) aktakuza kundër tri (3) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Tri (3) aktakuza kundër tri (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Detyrimi”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar  dy (2) persona të dyshuar për vepra penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Njëri është ndaluar për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, ndërsa tjetri për veprat penale ‘’Kanosja’’, ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’ dhe ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim kundër dy (2) personave për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale ‘’Grabitja’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër dy (2) personave për veprat penale ‘‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Vjedhje”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Tentim vjedhje”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale ”Lëndim trupor” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa, një (1) person tjetër është ndaluar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Marrja e ryshfetit”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.


Shkarko raportin 24 orësh