Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 12 tetor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetekatër (44) aktakuza kundër dyzetenëntë (49) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë tri (3) kërkesa për sekuestrimin e mjeteve të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprës penale.  Nga kërkesa e parë janë sekuestruar një kamion i tipit “Mercedes’’, masa drusore, dru teknik e llojit breu, të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej 3.05m³. Nga kërkesa e dytë janë sekuestruar, letra të ndryshme bixhozi, çipa të ndryshëm bixhozi, si dhe një I-Phone 6, ngjyrë ari pa nr. Serik. Ndërkaq, nga kërkesa e tretë janë sekuestruar,  një automjet Golf II,   një motor sharrë e markës STIHL, si dhe masa drusore, dru e njomë e llojit AHU për djegie, të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej 0.70m³.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit është gjetur një trup i pa jetë në Graçanicë. Me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, rasti është kualifikuar “vdekje e dyshimtë” dhe trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) persona të dyshuar për veprën “Vrasje në tentativë”, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër (6) personave për veprave të ndryshme penal, si dhe ka bërë tri (3) kërkesa për sekuestrimin e mjeteve të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprës penale. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    11 – 13     7 – 9     6 – 6     7 – 7     7 – 7     2 – 2     4 – 5     44 – 49 
Ndalimet    2    5    1    1    3    1    /    /    13 
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    1 – 1     1 – 1     /    /    /    /    /    2 – 2 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    3    /    /    /    /    3



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar dy (2) persona për veprat  penale “Fajde“, nga neni 331, paragrafi 3, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe veprën penale “Shpëlarja e parave“, nga neni 302 i KPRK-së, lidhur me nenin 56, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit nr. 03/L-96 për Parandalimin  e Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit. Ndërkaq, një (1) person tjetër është ndaluar për veprën penale.


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe dy (2) persona, me urdhër arrest për veprën penale “Grabitja”. Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:    
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurori i shtetit: 
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar  një (1) persona të dyshuar  për veprën “Vrasje në tentative”.

Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë tri (3) kërkesa për sekuestrimin e mjeteve të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprës penale. 
Nga kërkesa e parë janë sekuestruar një kamion i tipit “Mercedes’’, masa drusore, dru teknik e llojit breu, të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej 3.05m³. Nga kërkesa e dytë janë sekuestruar, letra të ndryshme bixhozi, çipa të ndryshëm bixhozi, si dhe një I-Phone 6, ngjyrë ari pa nr. Serik. Ndërkaq, nga kërkesa e tretë janë sekuestruar,  një automjet Golf II,   një motor sharrë e markës STIHL, si dhe masa drusore, dru e njomë e llojit AHU për djegie, të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej 0.70m³.

Aktakuzat: 
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër (6) personave për veprave të ndryshme penal
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje” 
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale  “Kontrabanda me mallrave” 
Katër (4)  aktakuza, kundër katër (4) personave për veprën penale  “Lëndim i lehtë trupor".


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë. Në njërin rast janë ndaluar dy (2) persona pasi dyshohen se kanë kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe ‘’Kontrabandimi me mallra’’, ndërsa, në rastin tjetër është ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për këto vepra penale: 
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosdeklarimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.


Shkarko raportin 24 orësh