Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 22 shtator 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe prokuroritë themelore janë ngritur dyzetepesë (45) aktakuza kundër gjashtëdhjeteshtatë (67) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, njëzetetre (23) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se ka në kryer vepra të ndryshme penale.
 
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka lëshuar urdhëresë për obdukim për trupin e pa jetë në komunën e Lipjanit. E njëjta rastin e ka kualifikuar si “vdekje e dyshimtë” dhe po vazhdon të hetohet.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, ndërsa ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).                                  

Prokuroria Themelore e Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë  katër (4) persona për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, si dhe, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave, si dhe ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    1 – 7     16 – 22     3 – 4     /    3 – 3     2 – 3     3 – 3     17 – 25     45 – 67 
Ndalimet    /    8    3    4    1    6    /    1    23 
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    2 – 2     /    /    /    /    2 – 2    /    4 – 4 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Aktakuzat:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur një (1) aktakuzë kundër shtatë (7) personave, për veprat penale "Falsifikim i parasë" nga neni 296 paragrafi 2, lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve" nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.
 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, një (1) person, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosja”, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”. Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Detyrimi” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:         
Departamenti i përgjithshëm ka ndaluar tre (3) persona, një (1) person është ndaluar për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit” nga neni 330 i KPRK-së, si dhe dy (2) persona janë ndaluar për veprat penale “Kanosja” nga neni 181 dhe “Dhuna në Familje” nga neni 248 të KPRK-së. 

Aktakuzat:     
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së.      
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së.      
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës” nga neni 393 i KPRK-së.      
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit të shtetit: 
Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë  katër (4) persona për vepra të ndryshme penale. Me urdhër të prokurorit katër (4) personat janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Katër (4) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Posedimi i substancave narkotike”, si dhe, dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale: 
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat  penale “Vjedhje” dhe “,Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.


 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale nga neni 269 KPRK;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale nga neni 140 KPRK;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale nga neni 195 KPRK.

Kërkesat për caktim të paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave. Një (1) kërkesë kundër (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje” nga neni 248 i KPRK-së, si dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve’’ nga neni 390 i KPRK-së. 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Shtytja në kryerjen e veprës penale “Vjedhja” nga neni 313 lidhur me nenin 32 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Kanosja”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Shkarko raportin 24 orësh