Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 19 shtator 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë, shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktim të paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për kryerjen e veprave të ndryshme penale, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Pejë,  gjatë 24 orëve ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Gjilan,  ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në tri raste të ndryshme.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Ndalimet    /    6    2    2    /    3    1    3    17 
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    /    1 – 1     /    1 – 1     /    1 – 1     /    3 – 3  
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi”, një (1) person për veprën penale “Dhunimi” dhe dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:         
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy (2) persona, njërin për veprën penale nga “Sulmi” nga neni 184, ndërsa tjetrin për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 401 të KPRK-së

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikeve substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së.


 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë,  gjatë 24 orëve ka ndaluar dy  (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”  dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Gjilan


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘'Kanosja".
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,  dhe një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit të shtetit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Kultivimi i substancave narkotike’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, për veprën penale “Kultivimi i substancave narkotike’’.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”,  një (1) person për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar” dhe një (1) person tjetër nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi”.


Shkarko raportin 24 orësh